Ja cili do të jetë transferimi i parë i Arteta të Arsenali!

Arsenali me trajnerin e ri Mikel Arteta po mendon të bëjë edhe transferimin e parë. Sipas “Sky Sports” strategu spanjoll i ka vënë syrin futbollistit të Bajer Leverkusen, Kevin Volland, i cili me “farmaceutët” ka kontratë edhe 18 muaj.

Volland zakonisht luan në qendër, por është mjaft i gjithanshëm për t’u vendosur në të dy krahët nëse është e nevojshme.

Skautët e Arsenalit e kanë përcjellur në ndeshjet e fundit atë dhe është një nga emrat që menaxheri i ri Mikel Arteta do të marrë në konsideratë për ta transferuar.

Arteta të dielën zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore me “topçinjtë”, pasi pranoi të marrë timonin e skuadrës londineze, pjesë e së cilës ishte edhe vite më parë, mirëpo si futbollistë.

Leave a Reply