Interi dhe Napoli janë në negociata për të shkëmbyer dyshen sulmuese, Fernando Ljorente me Mateo Politanon, si huazime për gjashtë muaj.
“Neroaxurrët” janë në krizë të madhe në sulm, ashtu që trajneri Antonio Konte preferoi t’i jepte 17-vjeçarit Sebastiano Esposito fanellën e titullarit para Politanos.
Duket sikur ish-anëtari i Sasuolos ka rënë në shumë në hierarki dhe mund të largohet nga “Xhuzepe Meaca” që në afatin e janarit.
Skuadra e Fiorentinës shihej si favorite për të nënshkruar me Politanon, por “Sky Sport Italia” pretendon se 26-vjeçari kërkohet nga Napoli në një shkëmbim të mundshëm gjashtëmujor të huazimeve.
Politano i përshtatet formacionit 4-3-3, pasi e ka luajtur atë për vite me radhë në Sasuolo, ndërsa Fernando Ljorente është duke luftuar për të gjetur kohë në “ San Paolo”.
Konte e sheh Ljorenten si një alternativ të përshtatshme për Romelu Lukaku, një qendërsulmues i gjatë, karakteristikat e të cilit mungojnë në pjesën tjetër të skuadrës.