Barcelona dhe Milani janë drejt finalizimit të transferimit të mbrojtësit të talentuar francez, Zhan Kler Todibo në “San Siro”.
Todibo ka luajtur vetëm katër herë në La Liga që kur u bashkua me Barça nga Toulouse në janarin e kaluar, ndërsa një transferim te Milani mendohet se do i bëjë mirë këtij talenti gati 20-vjeçar, i cili te “kuqezinjtë” pretendon të ketë më shumë minutazh.
Në garë për nënshkrimin e ish futbollistit të Tuluz, gjithasht janë edhe Monako dhe Mançester Junajted, mirëpo si duket Milani ndodhet në epërsi dhe pritet të marrë atë fillimisht në huazim, me detyrim për ta blerë verën e ardhshme.