Ticiano Krudeli njihet si një nga komentatorët më të çmendur dhe tifozët më të flaktë të Milanit. Shumë herë e kemi parë duke qarë si fëmijë në emision vite më parë për sukseset e kësaj skuadre, por këtë herë historia ndryshon.
Dëshpërimi ishte i madh dhe i tejkaloi limitet kur Milani ka humbur me rezultatin 5:0 ndaj Atalantës.
Pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2019-të, për të bërë kështu dhuratën më të shëmtuar për tifozët. Komenti i Krudelit nuk ka nevojë për më shumë përshkrim, ku mes lotëve mes të tjerash thotë: “T’ju vijë turp. Kërkoni falje. T’ju vijë turp. T’ju vijë turp. Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”.