Juventus Serava e ka mbyllur vitin 2019-të në mënyrën më të mirë. Skuadra “bardhezi” nga Serava në ndeshjen e javës së 10-të në eliltën e futsalit vendor mundi Mal Ajaksin me rezultatin e thellë 10:0, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo fitorja më e thellë e skuadrës shkupjane në stinorin vjeshtorë, të cilin e kishte nisur furrishëm, duke regjistruar 5 fitore të njëpasnjëshme.
Reshat Aliu, Furkan Shabani dhe Idriz Dardhishta realizuan nga dy gola në këtë ndeshje, derisa nga një gol shtuan edhe Osman Mustafa, Ersin Sulimani, Enes Jusufi dhe Atila Jakupi.
Ndryshe për Juventus Seravën ishte kjo fitorja e 6-të e këtij edicioni, në të cilin ambiciet e klubit “bardhezi” janë që këtë vit të jetë pjesë e katërshes së parë në elitën e futsalit vendor.