Pas Rajkoviç, edhe një tjetër lojtar ndahet me Akademia Pandev

Edhe pse ende nuk ka nisur edhe zyrtarisht merkatoja e janarit, te skuadra e Akademia Pandev veçmë kanë ndodhur lëvizjet e para. Pas largimit të serbit, Marko Rajkoviç, është edhe bashkëpatrioti i tij, Mario Maslaq, i cili i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra nga Strumica, shkruan “infOSport.mk”.

Që të dy skuadrës së Akademia Pandev iu bashkuan gjatë merkatos së fundit të verës, ndërsa vetëm pas 6 muajve me marrëveshje të dyanshme shkëpusin kontratat e tyre.


LEXO GJITHASHTU:

Vjen largimi i parë nga rradhët e Akademia Pandev


Sulmuesi Rajkoviç erdhi nga rradhët e Sileksit dhe gjatë stinorit vjeshtorë kontribuoi me 4 gola të shënuar, ndërkohë sa i përket mbrojtësit Maslaq, i njëjti arriti nga rradhët e fqinjëve të Bellasicës.

Ky i fundit ishte njëri ndër futbollistët më standard te ekipi i Jugoslav Trençovskit, mirëpo edhe përkundër këtij fakti, ai vendosi ti jap fund qëndrimit të tij në futbollin e Maqedonisë së Veriut, duke vendosur të rikthehet në vendlindje te skuadra e Radniçki Nish.

Leave a Reply