Granit Xhaka në merkaton e janarit me shumë gjasa do të largohet nga Arsenali, aty ku po kalon momente shumë të vështira, që pas asaj ndeshjes kundër Kristal Pallas, kur u zu me tifozët e tij gjatë largimit nga ndeshja.
E gjithë ajo situatë e krijuar ndikoi shumë negativisht për Xhakën, i cili përveç që humbasi disa ndeshje me rradhë, ai humbi edhe shiritin e kapitenit te skuadra londineze.
Kështu e ardhmja e mesfushorit prishtinas lidhet sërish me kampionatin gjerman, aty ku dy skuadra tashmë kanë zgjuar interesim për shërbimet e futbollistit shqiptarë me pasaportë zvicerane.
Është ish skuadra e tij, Borusia Menhengladbah që po përcjellë me mjaft vëmendje gjitha ndodhitë lidhur me Granit Xhakën, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga ana e trajnerit të ri të Herta Berlinit, ish kampionit të Botës, Jurgen Klinsman.
Ky i fundit e vlerëson shumë Xhakën dhe kërkon afrimin e tij në skuadër që në merkaton e janarit.
Dëshira e drejtuesve të Hertës është që Xhakën ta marrin në huazim fillimisht, e më pas në fund të sezonit të blejnë kartonin e tij.
Oferta tjetër për prishtinasin është ajo nga ish-skuadra e tij Borusia Menhegladbah, që dëshiron rikthimin e Granitit.
Arsenali ka kërkuar zviceranin Denis Zakaria dhe dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy reprezentuesve zviceran.
Gjithsesi largimi i Xhakës nga Arsenali duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë.