Mesut Ozil i ka ditët e numëruara te Arsenali. Futbollisti turk me pasaportë gjermane pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Arsenali për të vazhduar karrierën në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.
Gazeta turke “Fotomaç” ka shkruar të premten se Ozil ka pranuar të huazohet te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur te Arsenali.
LEXO GJITHASHTU:
Fenerbahçe gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së Ozilit në verën e ardhshme për 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai te ekipi turk do të gjente sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqin, njërin ndër futbollistët më të mirë aktualisht te skuadra nga “Shukru Saraçogllu”, me të cilin do të mund të bënin ndoshta edhe më shumë për Fenerbahçen, që këtë edicion pretendon titullin e kampionit.
31-vjeçari Ozil, këtë edicion ka vetëm dy asistime në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2021, mirëpo nëse i njëjti do të ringjallej te Fenerbahçe dhe do të bindte drejtuesit e skuadrës turke, atëherë me siguri se këta të fundit nuk do kursenin dhe do të paguanin dëmshpërblimin e duhur për të marrë atë në rradhët e tyre.