Beshiktashi bënë pazar te Çelzi!

Nuk e nisën mbarë sezonin e ri, megjithatë falë dështimeve edhe të skuadrave kundërshtare, Beshiktashi figuron lartë në renditjen tabelare në Superligën e Turqisë, ndërsa kjo ka bërë që apetitet e drejtuesve të skuadrës gjgnande nga Stambolli të rriten, duke kërkuar të bëjnë disa transferime gjatë merkatos së janarit.

Një ndër emrat që përmendet si përforcim i mundshëm i skuadrës së njohur turke, është edhe ai i mesfushorit anglez, Dani Drinkuater, i cili në vitin 2016-të u shpall kampion me Lesterin ne Angli.

Paraqitjet e tij atë sezon me fanellën e “dhelprave”, bënë që ai të bëjë një transferim të bujshëm te Çelzi për një shifër prej 38 milion eurosh, ndërsa gjithashtu i njëjti u përfshi edhe në listën e futbollistëve te Kombëtarja e Anglisë.

Megjithatë që nga kalimi i tij te Çelzi, Drinkuater ka pasur një rënie drastike. Me “Blutë” e Londrës, ndeshjet për të ishin me pikatore dhe si pasojë, klubi londinez vendosi ta huazojë atë te skuadra e Bërnlit. Edhe te kjo skuadër, Drinkuater nuk shkëlqeu, duke qëndruar në stol në shumicën e takimeve.

E gjithë kjo bëri  që Bërnli në janar ta rikthejë mesfushorin te Çelzi, mirëpo tashmë është i padëshiruar edhe skuadra nga “Stemford Brixh”.

Nga e gjithë kjo situatë si duket dëshiron të përfitojë Beshiktashi, drejtuesit e së cilës skuadër kanë bërë një ofertë në adresë të skuadrës londineze për shërbimet e 29 vjeçarit. Dhe duke pasur parasysh se asnjë skuadër në Angli nuk e dëshiron anglezi, i njëjti me shumë gjasa  do të përfundojë në Turqi te skuadra e Beshiktashit.

 

Leave a Reply