Akademia Pandev transferon mbrojtësin e Flamurtarit të Prishtinës

Pas largimit të Mario Maslaq, drejtuesit e Akademia Pandev kanë reaguar shumë shpejtë, duke gjetur zëvendësimin e tij, njofton “infOSport.mk”. Emër i ri në rradhët e Akademia Pandev do të jetë bullgari 27-vjeçar, Angel Grançov, i cili në Strumicë vjen nga rradhët e Flamurtarit të Prishtinës.

Ai skuadrës kosovare iu bashkua janarin e këtij viti nga rradhët e skuadrës bullgare të Minyor Pernik, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e skuadrave tjera të njohura nga vendlindja e tij, si Slavia Sofje, Lokomotiv Plovdiv dhe CSKA Sofje, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij.

 

Leave a Reply