Edhe zyrtarisht Astrit Fazliu është rikhyer në Gjilan, duke veshur sërish fanellën e Dritës, njofton “infOSport.mk”.
Fazliu skuadrës “bardhekaltër” nga Gjilani i bashkohet nga rradhët e Feronikelit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ana e skuadrës së Dritës, që përmes një video të publikuar në faqen zyrtare në “facebook” i ka dëshiruar mirëseardhje ish futbollistit të saj me fjalët: “Mirëseuktheve kampion”.
Kujtojmë se Fazliu, i cili në sezonin 2013/2014 mbante veshur fanellën e Shkëndijës, para dy viteve, edicionin 2017/2018 ishte shpallur kampion edhe me Dritën.
Welcome Back Champion 💪-#Drita ⚪🔵
Публикувахте от Drita FC в Четвъртък, 19 декември 2019 г.