Shtëpia e futbollit ndërkombëtar, FIFA, ka publikuar ranglistën e kombëtareve më të mira në botë.
Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen, duke lënë pas vetes kampionët e Botës të Francës dhe Brazilin, derisa dy përfaqësueset shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kanë lëvizur fare nga pozicionet e tyre.
Kësisoj Shqipëria vazhdon të mbajë pozitën e 66-të, derisa Kosova renditet e 115-ta në Botë.
Sa i përket përfaqësueses së Maqedonisë, kundërshtarit të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, “verdhekuqtë” renditen në pozitën e 168-të.