Broja, tripletë në fitoren e Çelzit U18

Sulmuesi i kombëtares U21 të Shqipërisë, Armand Broja, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Çelzit U18. Broja shënoi 3 gola në fitoren 4:0 të ekipit të tij ndaj moshatarëve të Hadersfilld në kuadër të raundit të tretë të “FA Youth Cup”.

Broja është një nga sulmuesit më në formë tek të rinjtë e Chelsea, i cili ka zhvilluar disa ndeshje edhe me ekipin e moshës U-21, ndërsa vlen të theksohet se përveç 3 golave të shënuar, Broja asistoi edhe në shënimin e golit të katërt.

Dhe si zakonisht që bëjnë shumica e yjeve të futbollit, edhe Broja pas përfundimit të takimit morri topin në shtëpi, si kujtim për “tripletën” e realizuar.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply