Ardian Ismajli në vitin 2020 mund të ndryshojë mjedis. Paraqitjet e tij të mira si me fanellën e skuadrës së Hajdukut dhe po ashtu edhe me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, kanë bërë që shumë klube të shfaqin interesim për të.
Një ndër ata klube është edhe Bolonja, nga “Serie A”, që synon shërbimet e mbrojtësit shqiptarë.
Mediet italiane kanë raportuar se Bolonja ka shprehur interesim shumë të madh për mbrojtësin “kuqezi” që ta transferojë gjatë verës së ardhshme.
Ardiani është i lidhur me klubin kroat me një kontratë deri në vitin 2022 dhe vlerësimi i tij është rreth 1 milion euro, një shifër mëse e përballueshme për një klub si Bolonja, aty ku aktualisht luan edhe futbollisti tetovar, Blerim Xhemaili.