Muhamed Useini i ka kaluar me mjaft sukses 6 muajt e parë në futbollin elitarë kosovar, aty ku la përshtypje të një profesionisti të vërtetë.
Shpirti i tij luftarak, duelet e shumta në mesfushë dhe lufta për çdo top në çdo pëllëmbë të fushës, ishin gjërat me të cilat u karakerizua mesfushori tetovar, i cili në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”, ka folur edhe për dallimin midis kampionatit kosovar dhe atij të Maqedonisë së Veriut, aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, duke qenë pjesë e skuadrave si, Renova, Shkëndija dhe Rabotniçki.
“Në Maqedoninë e Veriut luhet futboll më teknik, kurse në Kosovë luhet një futboll më i ashpër, më i fortë dhe me duele të shumta”, – është shprehur Useini, i cili në stinorin vjeshtorë me fanellën e Gjilanit regjistroi 14 paraqitje.