Prishet qetësia te Barcelona, pasi një prej rebelëve të skuadrës është tërbuar pasi ka mësuar se nuk do të jetë titullar në ndeshjen e sotme kundër Real Madrid. Është Arturo Vidal, ai i cili ka reaguar keq në seancën e fundit stërvitore.
Sipas asaj që shkruan ESPN, Vidal është larguar nga stërvitja, ndryshe nga se bën zakonisht. Mesfushori ushtron goditjet në fund, por këtë herë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Shokët e skuadrës janë munduar ta qetësojnë, por e kanë pasur të kotë.
Vidal së fundmi raportohet se kërkon të largohet nga Barcelona, për shkak të mungesës së hapësirave. Interi është klubi që e kërkon, por Barcelona nuk e lëshon pa ofertën e duhur.