Formacionet e mundshme, Barcelona-Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sonte ndeshjen e parë “El Clasico” të sezonit 2019/2020. Ndeshja në fjalë i takon javës së 17-të dhe e njëjta do të zhvillohet në “Kamp Nou” me fillim në ora 20:00.

Barcelona vjen në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Sociedadit, por me 7-të fitore nga 7-të ndeshje të luajtura në shtëpi, ashtu që edhe ndaj “mbretërve” kërkonë fitore.

Në anën tjetër, ekipi i Zinedine Zidane udhëton në “Kamp Nou” në kohën më të mirë të sezonit, pasi kanë 11 ndeshje pa humbur, ku shtatë prej tyre vijnë në La Liga.

Të dy trajnerët thuhet se kanë ndarë mendjen tashmë për formacionet që do të vendosin në “El Clasico”.

Përveç dëmtimeve siç janë Eden Hazard, Marselo, Vazkes dhe Hames Rodrigez te Reali, dhe Usmane Dembele te Barcelona, Valverde dhe Zidane, mund të kenë pothuajse të gjithë lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Barcelona pritet të rreshtohet me formacionin e përhershëm 4-3-3, ku përveç MSG-së në sulm, pritet të luajnë edhe Ivan Rakitiç dhe Serxhi Roberto.

Real Madridi pritet të luajë me skemën klasike 4-4-2, ku Zidane preferon një mesfushë të ngjeshur, ndërsa befasia e madhe është Garet Bejll si partner i Karim Benzemas në repartin e sulmit.

 

Leave a Reply