“El Clasico” e parë e sezonit 2019/2020 është mbyllur me barazim pa gola, duke vijuar kështu të dyja skuadrat të kryesojnë renditjen në La Liga me pikë të njëjta. Pavarësisht rrjetave të paprekura, ndeshja kishte një ritëm të lartë, spektakli nuk mungoi, ndërsa duhet theksuar se “madrilenët” kishin më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste para portës së Ter Shtegen.
“Mbretërit” madje gjatë pjesës së dytë gjetën rrjetën e “katalunasve” me anë të Garet Bejll, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje, në të cilën ndodhen mbrojtësi i krahut të majtë, Mendy, që luajti rolin e asistuesit.
Deri në fund të takimit të dyja skuadrat ishin shumë të vëmendshme, dhe asnjëra nuk rrezikoi për të sulmuar portën kundërshtare, ashtu që në fund duheshe të pajtohen me nga një pikë.
Ishte ky barazimi i parë pa gola në një “El Clasico”, pas atij në vitin 2011-të, kur në finalen e “Copa Del REY”, Barcelona dhe Reali i Madridit luajtën pa gola në 90 minuta lojë.