Sejdini: “Ecolog” ka ngritur cilësinë në futboll, ne shitëm drejtat e transmetimit, po ndërtojmë tribunë në Çair

Vitit 2019-të po i vjen fundi, ndërsa në aspekt të futbollit vendor ky vit ka sjell disa ndryshime në krahasim më vitet e kaluara. Që nga ardhja e Muamed Sejdinit në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, disa gjëra morën kahje pozitive. Në plan të parë, shitja e të drejtave për herë të parë në histori jashtë vendit, ndodhi këtë sezon, kur FFM në krye me presidentin Sejdini, arritën marrëveshje për ti dhënë të drejtat e transmetimit kanalit sportiv, Arena Sport. Shuma që përfiton FFM nga shitja e të drejtave ishte 150 mijë euro, ndërsa kontrata u firmos për dy vite. Në këtë rast vet FFM bëri një gjest edhe më të mirë, ku me ato mjete e fituara nga të drejtat, ua hoqi kotizimin klubeve në Ligën e Parë, që në të kaluarën paguanin nga 10 mijë euro për pjesëmarrje.  

 “Çdo herë ka kritika apo lavdata. Dikush thotë që shumë lirë i kemi dhënë të drejtat, ndërsa dikush tjetër thotë që mirë e kemi dhënë. Unë për vete them që 1 euro është më shumë se zero. Nëse nuk kemi pasur hiq dhe tashmë kemi 150 mijë euro në vit për të transmetuar ndeshjet, për mua është sukses. Klubet nuk e paguajnë kotizimin në Ligën e Parë dhe ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të sjell edhe më shumë sponsor tjerë, pse jo edhe klubet e Ligës së Dytë të mos paguajnë kotizimin. Të gjitha mjetet që do të vijnë në federatë, do t’iu shpërndahen klubeve”, ka thënë presidenti i FFM-së Muamed Sejdini në një intervistë për TVM2.

Numri një i FFM-së, thotë që është ngritur cilësia në futbollin vendor me hyrjen e sponsorit “Ecolog” te Shkëndija.

“Me vet faktin që në kampionatin tonë hynë sponsor siç është “Ecologu” në Shkëndijë dhe një sponsor tjetër stabil në Vardar, futbolli vendor mori një kahje tjetër dhe një profesionalizëm tjetër se futbolli që ishte pak më herët. Gjithsesi se ka punë për tu bërë shumë, pas nuk janë vetëm dy klube në Maqedoni, janë edhe 8 tjera, kemi një Renovë stabile që me vite të tëra, ekziston në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë dhe disa herë dëshmoi se është ekip kualitative me disa paraqitje në Europë. Kështu që mendojë që jemi në një zhvillim të mirë, grupmoshat na hecin në përpara, me vet faktin U19 u plasua në raundin elitë që do të luhet në Spanjë, kemi ecuri mjaftë të mirë edhe me Akademia e Futbollit këtu në federatë dhe mendojë që në të ardhmen, Maqedoninë e presin ditë të bardha”, shprehet Sejdini.

Përveç shitjes të drejtave dhe gjithashtu tërheqjes së spnsorëve gjigand në Ligën e Parë, FFM filloi të punojë edhe në infrastrukturë dhe si pikënisje e pa të arsyeshme stadiumin e Çairit, për të rindërtuar një tribunë të re me mjete të financuara nga UEFA.

“Shpesh herë kam qenë në Çair dhe e kam parë që Çairit me të vërtet i nevojiteshe një stadium modern dhe me të paktën edhe një tribunë. Jo vetëm unë, por i gjithë Këshilli Drejtues ishte i një mendimi për tu rindërtuar një tribunë në stadiumin e Çairit, por mos të lëmë anash edhe Ohrin, pasi edhe ata e meritonin. Nëse i kryejmë këto dy projekte me sukses, atëherë do të marrim edhe projekte tjera nga UEFA. Unë nuk dua ti marrë lavdëratat mbi vete, por unë me Këshillin Drejtues menduam që këto mjete të orientohen aty ku duhet dhe më e qëlluar ishte ti investojmë në Çair dhe në Ohër, ndërsa për tjerat do të flasim pas vitit 2020-të, ku do të përfundojnë këto projekte”, tha numri një i shtëpisë së futbollit vendor. 

Duke parë në shtetin fqinjë, të Shqipërisë, viteve të fundit janë ndërtuar tre stadium të reja, ndërsa i fundit ishte ai “Air Albania” që u përurua disa muaj më herët. Për të njejtën foli dhe sqaroi në detaje edhe presidenti Sejdini, pasi stadiumet nuk ndërtohet nga federate, por nga shteti.

“Ne si federatë bëmë një përpjekje për në stadiumin në Strumicë, por ende nuk i përmbush standartet e kërkuara nga UEFA. Por gjithsesi se duhet të ditur, se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk ndërton stadiume, pas stadiumet i ndërton shteti. Në stadiumet e reja në Shqipëri, ka ndihmuar edhe federata, por barrën më të madhe dhe kryesore e bartë shteti dhe Qeveria. Edhe këtu tek ne, nëse fillohet ndonjë stadium, ne si federatë do të përkrahim atë stadium, por ta fillojmë ne dhe ta mbarojmë deri në fund një stadium siç është si “Todor Proeski”, jo që nuk mundet FFM, por asnjë federatë tjetër në ballkan nuk ka mundësi që ta bëjë”, qartësoi kreu i FFM-së.   

 

Leave a Reply