Liverpuli me ekipin e dytë, eliminohet nga Kupa e Ligës

Në situatë kur Jurgen Klop mblodhi më të mirët dhe me formacionin e parë udhëtoi drejt Katarit për të marrë pjesë në Botërorin për Klube, Liverpuli u detyrua të luajë me të rinjtë në çerekfinale të Kupës së Ligës, me çka u mund dhe u eliminua nga Aston Villa me shifra të thella 5:0.

Në “Villa Park” të Birminghamit Aston Villa triumfoi me golat e Houriane, Ëesley, dy golëshin e Kodjia dhe autogolin e Boyes.

Ndërkohë Liverpuli shkruan edhe një rast historik në futboll, pasi brenda 24 orëve detyrohet të luajë dy ndeshje, ndonëse me skuadra të ndryshme, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë ta bëjë ndonjë ekip tjetër./InfOSport.mk

Leave a Reply