Filloi të enjten, u mbyll sonte! Ndeshja e ndërprerë kundër Astibos në Shtip i takoi Futsal Shkupit

Pavarësisht gjithë atyre ndodhive që ndodhën të enjten e kaluar, kur ndeshja e javës së 10 në Shtip kundër Astibos ishte ndërprerë, djelmoshat e Futsal Shkupit zhvilluan një 20 minutësh të dytë fantastik, duke shënuar në fund fitore 8:3. Ndeshja në fjalë ishte ndërprerë në fillimin e pjesës së dytë, kur tifozët vendas ndezën flakadane, ndërsa njëri prej tyre madje zbriti poshtë në parket dhe sulmoi verbalisht lojtarët “bardhekaltër”, të cilët sot ju dhanë kundërpërgjigjen më të mirë.


LEXO GJITHASHTU:

Ndërpritet ndeshja e futsalit, Astibo-Futsal Shkupi! Njëri prej tifozëve vendas sulmoi verbalisht lojtarët e Shkupit


Rikujtojmë kur ndeshja ishte ndërprerë, skuadra nga Çairi avansonte me rezultatin 3:2, falë golave të shënuar nga Aleksandar Gligorov, Ferid Agushi dhe Ismet Ceka, ndërsa sot pa praninë e tifozëve vendas, lojtarët e Futsal Shkupit zhvilluan një pjesë të dytë të shkëlqyeshme, duke shënuar edhe plotë 5 gola të tjerë, pavarësisht se vendasit shënuan të parët, duke barazuar shifrat në 3:3.

Edhe pas këtij barazimi, te lojtarët e Futsal Shkupit nuk u vërejt asnjë presion, teksa si kampion të vërtetë diktuan tempon e lojës, duke mos i lënë fare hapësirë skuadrës kundërshtare dhe falë “tripletës” së Bejtulla Jakupit, një goli tjetër të Ferid Agushit dhe Besart Lusjanit, në fund shënuam fitore me shifrat 8:3.

Për Futsal Shkupin ishte kjo fitorja e 9-të nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara, duke ruajtur në këtë mënyrë kryesimin në elitën e futsalit vendor.

Leave a Reply