Lajme jo të mira për Lionin dhe vetë Memfis Depaj, i cili mund të humbas edhe Europianin e vitit të ardhshëm me kombëtaren e Holandës.
Depaj pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e së dielës, që Lioni e zhvilloi ndaj Renes. Pas ekzaminimeve të bëra mjekët konstatuan se Depaj kishte
këputur ligamentin në gju, ndërsa lëndimet e këtilla kërkojnë rikuperim të gjatë.
Kësisoj thuhet se Depaj nga fushat e futbollit mund të mungojë edhe 6 muaj, duke mos qenë i përgatitur për të ndihmuar shtetin e tij në kuadër të “EURO 2020”.
Në ndeshjen kundër Renes përveç Depaj, te Lioni u dëmtua edhe mesfushori Xhef Reine-Adelaide.
Dy mungesa shumë të rëndësishme për ekipin francez, i cili arriti të kualifikohej dhe në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, e ku për kundërshtarë do të ketë Juventusin.
Lioni pas 18 xhirove në “Ligue 1”, renditet në pozitën e 8-të me 25 pikë, 6 pikë larg vendit të tretë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.