Interi transferon një ish milanist!?

Skuadra e Interit po bënë mirë këtë edcion në “Serie A”, duke i bërë ballë Juventusit në garën për titullin e kampionit. Aktualisht të dyja këto skuadra ndajnë pozitën e parë me pikë të njëjta, ndërsa dëshira e madhe e drejtuesve “zikaltër”, është që të kthejnë titullin në Milano.

Kësisoj ato po mendojnë seriozisht përforcimin e skuadrës, madje thuajse në çdo repart.

Në krye të listës së dëshirave qëndron Dejan Kulushevski, i cili aktivizohet tek Parma dhe është në pronësi të Atalantës. Megjithatë “zikaltërit” janë duke ndjekur një pistë tjetër për vijën e mbrojtjes, e që sërish vjen nga rradhët e Parmës.

Siç shkruan “Corriere dello Sport”, gjithçka është arritur dhe ish mbrojtësi i Milanit dhe Mançester Junajtedit, pra aktualisht pjesë e Parmës, Mateo Darmian do të veshë fanellën e Interit.

Ajo që mbetet për tu kuptuar është se transferimi do të ndodhë që në janar apo do të pritet merkato e verës.

Darmian te Parma erdhi shtatorin e këtij viti nga rradhët e Mançester Junajtedit, ndërsa bëhet fjalë për një futbollistë që kishte dalë nga shkolla e Milanit, rivalit lokal të Interit.

 

Leave a Reply