Muzafer Ejupi ditë më parë njoftoi largimin e tij nga futbolli aktiv për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa sot është përcjellur si një futbollist i madh nga Kroacia. Në ndeshjen ndërmjet Osijekut dhe Slaven Belupos në program të elitës së Kroacisë, para nisjes së takimit, të dy ekipet nderuan Ejupin, duke i dhënë edhe dhurata.
“Faleminderit Muzo. Të falenderojmë për gjithçka që ke bërë për ne”, kanë thënë mes tjerësh drejtuesit e të dyja klubeve, ku Ejupi kishte luajtur gjatë karrierës së tij në Kroaci.
Kujtojmë që 31 vjeçari nga Shkupi, përveç këtyre dy klubeve, ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe Skenderbeut, Shkëndijës, Horizontit, Kartalsporit, Metalurgut dhe Vardarit.