Haland zgjedh të ardhmen e tij

Erling Braut Haaland zgjedh Manchester United, pavrësisht tentativave të klubeve gjermane si Borussia Dortmund dhe Leipzig. Mesa duket vizita e trajnerit të “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer në Austri ka ndryshuar edhe rrjedhën e ngjarjeve, pasi numri një 1 i stolit të United, sipas mediave angleze, ka bindur 19-vjeçarin të transferohet pikërisht në “Old Trafford” në merkaton e janarit.

Norvegjezi është kthyer në temë të nxehtë për futbollin europian, ku ekipet e mëdha, përfshi këtu edhe Juventusin janë vënë në garë për të arritur te kartoni i tij. Lojtari i Red Bull Salzburg, ishte shumë pranë kalimit te Leipzig, por duket se ai ka ndërruar mendje. Pavarësisht situatës së krijuar duhet të presim janarin për të kuptuar ekipin e ri të talentit.

 

 

Leave a Reply