Besir Alili vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme. Kampioni i Europës për të rinj në mundje, aktualisht po merrë pjesë në turneun e fuqishëm “Aleksa Dei Zioro” në Çisinau të Moldavisë, e ku sërish po tregon kualitetet e tij të larta.
Alili është kualifikuar për në finalen e madhe, duke regjistruar plotë 4 fitore në kategorinë deri 55 kg. Në finale mundësi e KM Liria e pret një luftë kundër mundësit vendas, i cili gjatë vitit aktual kishte fituar medaljen e bronzit për të rinj.