E shëmtuar, tifozët e Astibos krenohen me sulmin ndaj lojtarëve të Futsal Shkupit!

Ndeshja e javës së 10-të në elitën e futsalit vendor midis Astibos dhe Futsal Shkupit nuk priti fundin e saj, njofton “infOSport.mk”. E njëjta u ndërpre në fillimin e pjesës së dytë, në momentet kur skuadra “bardheblu” nga Çairi avansonte me rezultatin 3:2, falë golave të shënuar nga Aleksandar Gligorov, Ferid Agushi dhe Ismet Ceka.

Megjithatë kjo doli të dalë në plan të dytë, pasi në fillimin e pjesës së dytë ndodhi momenti më i shëmtuar i këtij takimi, kur njëri prej tifozëve vendas zbriti poshtë në parket me flakadanë në dorë, duke sulmuar verbalisht lojtarët e Futsal Shkupit, gjë kjo që shkaktoi edhe ndërprerjen e këtij takimi.

Mirëpo sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, nën grupi i tifozëve “Falanga”, të njohur me emrin “Ultra Band”, ndryshe aktorët kryesor të mbrëmjes së sotme në palestrën e qytetit në Shtip, vazhduan të mburren me turpin e tyre, duke ofenduar sërish shqiptarët. Këtë herë përmes forumeve online, ata quajtën shqiptarët “indianë”, ndërsa gjithashtu i fyen me fjalë vullgare, që ju përkasin vetëm tifozëve të rangut të ulët.

Leave a Reply