Gatuzo prezantohet te Napoli! Ançeloti për mua si një baba

Xhenaro Gatuzo edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i ri i Napolit, te e cila skuadër do të pasojë ish trajnerin e tij te Milani, Karlo Ançeloti, për të cilin ka shumë respekt.

Ai tha se i është shumë mirënjohës Ançelotit për atë që kishte bërë për të, jo vetëm në të kaluarën, por edhe sot, kur kishte diskutuar me të rreth problemeve të skuadrës “napolitane”.

“Ançeloti është si një baba për mua. Ai gjithmonë ka qenë pranë meje dhe më ka mbështetur. Ai i ka fituar të gjitha, ndërsa unë kam ende punë për të bërë. Objektivi im është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjisim pozicione në tabelë.  Duhet të punojmë shumë që të dalim nga kjo situatë delikate. Është e turpshme të shohësh Napolin në këto pozita. Skuadra e di shumë mirë momentin që po kalojmë. Unë personalisht nuk kam frikë nga asgjë. E di se do të punoj me njerëzit e duhur. Duhet thjesht të marrim rezultate. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme para pushimeve. Të gjithë lojtarët që janë këtu, janë në planet e mia. Insinje është një aset për klubin. Jam në një klub të madh, me një president fantastik dhe me lojtarë të talentuar. Duhet të sigurohemi se me futbollin tonë, të sjellim entuziazmin sërish në qytet”, – u shpreh Gatuzo, i cili me skuadrën “napolitane” ka nënshkruar kontratë 6 mujore me opsion për të vazhduar atë edhe për një vit tjetër, mirëpo gjithnjë nëse këtë edicion arrihet Liga e Kampioneve, objektiv ky kryesor për Napolin që për momentin është shumë i shkëputur në renditje nga zona që siguron një vend për kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Pas 15 xhirove të kaluara në “Serie A”, Napoli renditet në pozitën e 7-të me 21 pikë, 8 pikë larg pozitës së katërt që për momentin zotërohet nga Kaljari, befasia më e këndshme e këtij ediconi në elitën e futbollit italian.

Gatuzo edhe zyrtarisht trajner i ri i Napolit

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 декември 2019 г.

 

Leave a Reply