Rodrigo De Paul duket se do të jetë goditja e parë e Interit në afatin kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar, që laun në rolin e mesfushorit ofenziv, ndërsa aktualisht ëshët pjesë e Udinezes.
Sipas mediave italiane, Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Friuli dhe mesfushori argjentinas pritet të vihet nën urdhrat e Antonio Kontes që në fillim të muajit janar.
Interi nuk po kalon mirë me lëndime, pasi aktualisht jashtë fushës janë emra si Roberto Galjardini, Nikolo Barella dhe Stefano Sensi.
De Paul nga trajneri Konte shihet si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe për më tepër, argjentinasi ka moshë të ulët dhe njeh mjaft mirë kampionatin italian.
Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.