Vetëm disa ditë pas mbylljes së stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar, kanë ndodhur edhe largimet e para, edhe pse jo zyrtare. Skuadra më e përfolur, aty ku pritet të ketë shumë largime është Feronikeli, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Agim Sopi.
Të bindur në projektin e tij, drejtuesit e skuadrës nga Drenasi janë të gatshëm për të dëgjuar gjitha këshillat e tij, ashtu që gjatë merkatos së janarit nga kjo skuadër pritet të largohen shumë emra të njohur, e në mesin e tyre edhe Astrit Fazliu, i cili në të kaluar luante edhe për Shkëndijën.
Ndarjen e tij me Feronikelin, mediat në Kosoëv e bëjnë punë të kryer, ndërsa duke pasur parasysh aftësitë e tij, nuk kanë munguar edhe ofertat e para.
Siç raporton Gazeta “SHESHI”, sulmuesi ferizajas ndodhet ndërmjet dy ofertave, edhe atë nga dy ish skuadra të tij, Drita dhe Prishtina, me të cilat skuadra madje kishte fituar edhe tituj kampioni.
E ardhmja e Fazliut pritet të mësohet gjatë ditëve në vijim, por fati i tij me shumë gjasa do të jetë i lidhur ndërmjet këtyre dy klubeve.
Drejtuesit e Dritës dhe Prishtinës tashmë i kanë dhënë ofertat e tyre dhe i mbetet Fazliut për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.