Super goli i Arben Tafe ndaj Borecit, Struga TL e mbyll me barazim stinorin vjeshtorë (VIDEO)

Struga Trim Lum nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e udhëhequr nga strategu tetovar, Jeton Beqiri, para tifozëve të vetë barazoi 1:1 ndaj Borecit, skuadër kjo që njëjtë sikurse Struga Trim Lum, këtë vit u inkuadrua në mesin e më të mirëve.

Pas pjesës së parë pa gola, ishin mysfairët nga Velesi që avansuan të parët me golin e Robert Kocev në minutën e 47-të, ndërsa për barazimin e Strugës u përkujdes mbrojtësi Arben Tafe me super golin e shënuar me kokë në minutën e 59-të.

Struga Trim Lum barazon me anë të mbrojtësit Arben Tafe ndaj Borecit

Struga Trim Lum barazon me anë të mbrojtësit Arben Tafe ndaj BorecitSTRUGA TRIM LUM – BORECI 1:1(A. Tafe 59')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Ishte kjo ndeshja e 6-të me rradhë kampionale, në të cilën Struga Trim Lum nuk dinë për disfatë, ashtu që kjo skuadër stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 24 pikë, teksa Boreci me 20 pikë u ndal në pozitën e 8-të.

Leave a Reply