Nuk mjafton vetëm Imeri, Shkëndija vetëm barazim në derbin e madh ndaj Vardarit në Shkup (VIDEO)

Super derbi i javës së 18-të, njëherit javës së fundit të stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën të dyja skuadrat kishin momentet e tyre, ndërsa në fund falë rezultatit të arritur duheshe të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Vardari ishte skuadër më e mirë gjatë minutave të para të takimit, ndërsa një pakujdesi e Mevlan Muratit në minutën e 29-të, bëri që vendasit të përfitojnë një penalti, të cilën në gol e shndërroi Darko Micevski.

Goli i Darko Micevskit nga penaltia

Goli i Darko Micevskit nga penaltiaVARDARI – SHKËNDIJA 1:0(D. Micevski 29' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve vendas, por edhe në tribuna, por që realisht zgjati shumë pak kohë, pasi në anën tjetër Shkëndija në aksionin e parë më serioz me anë të Omar Imerit barazoi shifrat në 1:1.

GOOOOOOOOOOOOOOOOL

GOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKËNDIJA BARAZON NDAJ VARDARITVARDARI – SHKËNDIJA 1:1(O. Imeri 35')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Ky rezultat doli të jetë edhe ai i 45 minuntave të para, ndërsa futbollistët vendas të Vardarit ishin ata që sërish shënuan të parët edhe gjatë pjesës së dytë. Një aksion i shpejtë dhe një gabim i mbrojtësit Murati i mundësoi mesfushorit Ali Adem që të shënojë edhe golin e dytë për Vardarin në minutën e 54-të.

Vardari kalon sërish në epërsi ndaj Shkëndijës

Vardari kalon sërish në epërsi ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 2:1A. Adem 54')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Pas këtij goli Vardari u ndal, ndërsa në teren luante vetëm Shkëndija që në minutën e 65-të sërish me anë të Omar Imerit barazoi shifrat në 2:2. Agim Ibraimi në të majtë pasoi për Besart Ibraimin, i cili ktheu topin në 5-metërshin e portierit Gaçevski, i cili nuk arriti që të reagojë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi talenti shkupjan, që shënoi edhe golin e dytë personal.

Shkëndija barazon, është sërish Omar Imeri që shënon në rrjetën e Gaçevskit

Shkëndija barazon, është sërish Omar Imeri që shënon në rrjetën e GaçevskitVARDARI – SHKËNDIJA 2:2(O. Imeri 63')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Rastin më të mirë Shkëndija e pati në minutën e 80-të, mirëpo goditja me kokë e rezervistit Marjan Radeski përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.

Kësisoj derbi më i madh në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Shkëndijës u mbyll me rezultatin 2:2, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë e 1/8 së finales së Kupës mes këtyre dy skuadrave në arenën “Todor Proeski”.

Me këtë barazim, Vardari ruajti epërsinë prej 8 pikëve ndaj Shkëndijës, që në pjesën e dytë të sezonit 2019/2020, përveç dy fitoreve në duelet e drejtëpërdrejta me rivalin nga Shkupi, do të duhet të shpresoj edhe në ndonjë disfatë në ndeshjet tjera.

Leave a Reply