Aventura e trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona pritet të mbyllet shumë shpejtë. Kjo pasi, duke u bazuar në raportimet e “Mundo Deportivo”, gazetë e afërt me klubin “katalunas”, ish futbollisti i tyre dhe njëherit seleksionues te Kombëtarja holandeze, Ronald Kuman, do të zyrtarizohet si trajner.
Drejtori holandez i Barcelonës, Niko Hugman, tashmë ka zbuluar ofertën e kontratës për holandezin, që në edicionet 1989/1995 djersiti fanellën e famshme “blaugrana”
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e vitit 2020, por ajo që është e rëndësishme, karrigia e teknikut Valverde, tashmë ka filluar të lëkundet, përkundër faktit se rrugëtimi i Barelonës në Ligën e Kampionëve dhe La Liga do të jetë thuajse vendimtar.