Super Muriqi, dy gola brenda pjesës së parë me Fenerbahçen dhe merr kryesimin e golashënuesve

Vedat Muriqi pa diskutim është futbollisti më në formë shqiptarë që luan në ligat europiane. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës vetëm brenda 45 minutave të para ka shënuar dy gola me Fenerbahçen e tij në ndeshjen kundër Gençlerbirligit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Muriqi në këtë mënyrë vazhdoi formën e shkëlqyeshme, duke konfirmuar se tashmë lëndimin e ka lënë pas vetes dhe se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij për të tubuar sa më shumë pikë dhe të ngjitet drejt kreut të tabelës së klasifikimit.

Muriqi golin e tij të parë ndaj Gençlerbirligit e realizoi në minutën e 23-të, kur barazoi shifrat në 1:1 dhe zhvlerësoi golin e futbollistit kundërshtarë Sio (9’), ndërsa golin e dytë personal e gjeti në minutën e 39-të, kur edhe vendosi rezultatin e 45 minutave të para, Fenerbahçe 3, Gençlerbirligi 1.

Një gol tjetër gjatë kësaj pjese për Fenerbahçen realizoi Luis Gustavo (32’).

Falë kësaj “dopiete” Muriqi arriti në shifrën e 9 golave të shënuar, duke u barazuar në krye të listës së golashënuesve me Adis Jahoviçin e Malatiaspor dhe Papis Sise të Alaniaspor.

Leave a Reply