Malaga i falet Armando Sadikut (VIDEO)

Armando Sadiku nga ndeshja në ndeshje po rikthen formën e tij të vjetër, duke u bërë shok i ngushtë dhe i pandarë me golin. Bomberi shqiptarë sonte luajti rolin e heroit te Malaga, duke e ndihmuar këtë skuadër me dy gola në fitoren 2:0 ndaj Tenerifes, njofton “infOSport.mk”.

Sadiku golin e parë e realizoi në minutën e 27-të, kur përfitoi nga një tollovi e krijuar në zonën kundërshtare, kur me të majtën e tij shënoi në rrjetën e Ortola, ndërsa golin e dytë sulmuesi “kuqezi” e gjeti në minutën e 76-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia.

Falë kësaj “dopiete”, Sadiku arriti në shifrën e 6 golave të shënuar me fanellën e Malagës këtë edicion, skuadër kjo që pas 19 xhirove në “Segunda Division” mban pozitën e 17-të me 20 pikë të tubuara.

Leave a Reply