Të mërkurën në program janë ndeshjet e para çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja më interesante pa dyshim ëshët ajo në Çair, ku mejdanin do të ndajnë FC Shkupi dhe Akademia Pandevi, skuadra këto që u takuan edhe 5 ditë më herët në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor.
Shkëndija shihet si favorite absolute ndaj Rabotniçkit, derisa një përballje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Strugë, aty ku Struga Trim Lum do të ndajë mejdanin me Renovën. Këta të fundit ndodhen në një seri negative prej 9 ndeshjeve pa fitore, ndërsa në anën tjetër Struga Trim Lum ndodhet në një seri prej 6 ndeshjeve pa disfatë, përfshirë këtu edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër Borecit.
Ndeshja e fundit çerekfinale është ajo midis dy skuadrave të Ligës së Dytë, Bregallnicës nga Konferenca e Lindjes dhe Labunishtës nga ajo e Perëndimit.
Ndeshjet e para çerekfinale |
||||||||||||
|