Me 26 mars të vitit të ardhshëm do të përballet Maqedonia e Veriut dhe Kosova në gjysmëfinale të fazës plej of për Ligën Kombeve që do të jetë një garë e vlefshme për të marrë një biletë për në Kampionatin Europian 2020.
Fituesi i këtij dueli do të luaj në finalen e madhe të Ligës D të Kombeve për të prerë biletën e Europianit. Futbollisti nga Tirana e Shqipërisë që luan për Shkëndijën e Tetovës në emisionin ‘Sportmania’ ka bërë zgjedhjen e tij se për cilën përfaqësuese do të bëjë anëojë.
“Është e vertetë që kam miq të mirë që luajnë me përfaqësuesen e Maqedonisë, por kjo është çështje zemre dhe do të dëshiroja që Kosova të shkonte, pasi ata janë vëllezërit tanë të Shqipërisë. Por gjithsesi edhe nëse Maqedonia kalon, do të më bëhej qefi”, ka thënë Gledi Mici.
Maqedonia apo Kosova? Gledi Mici zgjedh përfaqësuesen që do ta shoh në Europian!
Публикувахте от Sportmania в Понеделник, 2 декември 2019 г.