Tërmeti në Shqipëri, tronditi të gjithë dhe bëri që të solidarizohen shumica me viktimat dhe familjet e prekura nga kjo katastrofë natyrore që goditi shtetin shqiptar. Federata, klube, president e sportist të ndryshëm, ftyra të njohura e shoqata e milioner të ndryshëm dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi.
Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon klubin e futbollit Shkëndija, Lazim Destani. Sipas asaj që arrijmë të mësojmë, z. Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike.
Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar./InfOSport.mk