Në ceremoninë e shortit për grupet e Kampionatit Europian që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini ka pasur një takim edhe me të parin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Ky i fundit i ka uruar Sejdinit fat në plej of-in e Ligës së Kombeve për kualifikim në EURO 2020.
“Besoni në vete, në punën tuaj, komunitetin tuaj dhe rezultatet tuaja të mira”, ka thënë Çeferin drejtuar Sejdinit.