Mesfushori i Liverpullit, Fabinjo do të mungojë nga fushat e blerta deri në vitin e ri. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi anglez përmes faqes zyrtare. Fabinjo dëmtoi ligamentin e kyçit të këmbës në ndeshjen kundër Napolit (1:1), e vlefshme për ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Europian.
Fabinjo në atë ndeshje braktisi fushën që në minutën e 19-të.
Pas ndeshjes trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop tha se ato ishin momente shumë të rëndësishme të takimit, dhe dëmtimi i njërit prej futbollistëve kyç të skuadrës ndikoi edhe në rezultatin përfundimtarë, ndërsa do të mund të ndikojë edhe në ndeshjet në vijim.
Fabinjo do të mungojë minimum në 10 ndeshje të Liverpullit. Kaq ndeshje skuadra nga “Enfilld Roud” do të zhvillojë deri për Vitin e ri, edhe atë 6 ndeshje në kuadër të Premierligës, 2 në kuadër të Botërorit për klube si dhe ndeshjen vendimtare kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjen kundër Aston Villas në kuadër të Liga Kupes së Anglisë.