Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të përballet me FC Shkupin në Tetovë, teksa kryesia e klubit kampion ka vendosur që gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Është kjo një mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri, ku si pasojë mbetën të vdekur me dhjetëra persona e qindra të lënduar.
Ndeshja Shkëndija-FC Shkupi zhvillohet të dielën me fillim në ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.