Muamed Sejdini në Durrës pranë familjeve të goditura nga tërmeti

Katastrofa natyrore që tronditi Shqipërinë ditën djeshme ka bërë që të solidarizohen të gjithë me viktimat e tragjedisë dhe të prekurit tjerë. Mbështetja dhe solidarizimi nuk ka munguar as nga bota e sportit, ndërsa sot presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini së bashku me kreu e FFK-së Agim Ademi janë pritur nga i pari i futbollit shqiptar, Armand Duka që kishin shkuar për në qytetin e Durrës për të ndihmuar nga afër familjet e prekura nga termeti.

“Bashkarisht me miqtë tanë nga komuniteti i futbollit marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara, për të zbutur sadopak dëmin ndaj familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka njoftuar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini në faqen e tij zyrtare.

Ndërkohë gjithashtu në ndër të viktimave nga termeti, 5 ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të kampionatit vendor nisën me një minutë heshtje.

 

Leave a Reply