Java e 16-të në elitën e futbollit vendor vjen me disa përballje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”. Vëmendjen do ta tërheqin përballjet në Strugë dhe Çair, aty ku mjetet e tubuara nga shitja e biletave do të shkojnë për në Shqipëri, vend ky që gjatë ditës së djeshme u godit nga një tërmet shkatërues, ku si pasojë deri në këto momente kanë humbur jetën rreth 27 persona.
Ky gjest i drejtuesve të FC Shkupit dhe Struga Trim Lum është për lëvdatë, ndërsa tashmë aktorëve ju mbetet të tregojnë më të mirën në fushë dhe të luftojnë për fanellat e tyre.
Shkëndija kundër Struga Trim Lum dëshiron të vazhdojë me rezultatet pozitive dhe të jetë sa më afër kreut, ndërsa FC Shkupi përballë Akademia Pandevit do të kërkojë ngritjen në tabelë, që tashmë disa javë u ka munguar “bardhebluve” nga Çairi.
Renova para tifozëve të vetë ka rastin që të këndellet dhe të marrë pikët e plota ndaj Makedonija GJ.P, që me Naxhi Shensoj në krye në fundjavë mundi Rabotniçkin, skuadër kjo që në anën tjetër ndoshta ka rastin më të mirë për të mbajtur hapin me skuadrat tjera dhe mos të shkëputet shumë pikë në fundin e tabelës.
Përballja e fundit e kësaj jave, është ajo mes ish kampionëve të Maqedonisë, Sileksit dhe Vardarit, që do të zhvillohet në Kratovë.
LPFM – Java XVI |
|||||||||||||||
|