Tërmeti në Shqipëri, “Shvercerat” anulojnë festën me fishekzjarre

“Shvercerat” me 27 nëntor festojnë ditëlindjen e tyre të 30-të, ndërsa për sonte menjëherë pas mesnate ata kishin paralajmëruar një festë me fishekzjarre, përmes të cilave do të festonin 3 dekada në skenën e tifozërisë në vend, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë një festë e tillë nuk do të ndodhë. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur vetë grupi i tifozëve “Shvercerat”, përmes faqes së tyre zyrtare, duke u solidarizuar në këtë mënyrë me dhembjen e vëllezërve nga Shqipëria, të cilët gjatë ditës së sotme humbën disa nga më të dashurit e tyre, pas tërmetit shkatërrues që i kaploi ata.

Postimi i plotë i “Shvercerave”:

“Të nderuar qytetarë të Shkupit dhe ju Shvercera. Sonte në ora 00:30 anulohet festimi me fishekzjarret që kishim planifikuar në Çair përshkak të viktimave dhe fatkeqsisë që ndodhi sot në Shqipërinë tanë.

Ngushllimet më të sinqerta për familjarët që humbën të dashurit e tyre.

Shifemi nesër në ora 13:00 në Stadium”.

 

Leave a Reply