Struga TL me një gjest të jashtëzakonshëm ndihmon vëllezërit nga Shqipëria

Si shumë skuadra tjera shqiptare, ashtu edhe Struga Trim Lum është solidarizuar me Shqipërinë, që u godit nga një tërmet shkatërues, e ku si pasojë jetën deri më tani kanë humbur 16 persona, shkruan “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës strugane përmes faqes së tyre zyrtare në facebook kanë shprehur dhimbje për familjarët e viktimave, ndërsa në një frymë vëllazërore FC Struga Trim Lum ka vendosur që të ardhurat e fituara nga shitja e biletave në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojnë nesër (27.11) kundër Shkëndijës, të shkojnë në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të të dëmtuarve nga ky tërmet me përmasa tragjike.

Shprehim dhimbjen per familjarët e viktimave dhe solidaritetin me gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.Në këtë…

Публикувахте от F.C. Struga в Вторник, 26 ноември 2019 г.

Leave a Reply