Dybala: Ronaldo dhe Messi janë ‘përbindësha’

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thotë se Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ‘përbindësha’.

Dybala ka kënaqësinë të luajë me të dy futbollistët, me portugezin te Juventusi ndërsa me argjentinasin te Kombëtarja e Argjentinës.

Ai ka thënë se jashtë fushës janë të qetë, por në fushë janë përbindësha.

“Jashtë fushës janë shumë të qetë, por në fushë janë përbindësha. Mësoj çdo ditë. Të gjithë duan të luajnë me më të mirët. Janë lojtarë fenomenalë, të cilët janë dy hapa më larg se të gjithë të tjerët. Nuk është lehtë të jesh në të njëjtën formë gjithmonë dhe të shënosh 40 gola çdo vit. Është çmenduri. Në histori të futbollit, lojtarët e mirë kanë luajtur për klubet e mira, por nuk kanë arritur këto gjëra që kanë bërë këta dy. Janë të mirë për njëri-tjetrin”, – deklaroi Dybala.

Juventus për momentin është në formë të shkëlqyer me 35 pikë dhe është klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane që nuk di për humbje.

 

 

Leave a Reply