Një situatë vërtet e rrallë ka ndodhur në ndeshjen e javës së 14-të në elitën e futbollit holandez midis VVV-Venlo dhe Tuente, pjesë e së cilës skuadër është edhe kumanovari, Lindon Selahi.
Pikërisht ky i fundit doli të jetë protagonist nën hije i këtij rasti, kjo falë edhe gafës së arbitrit të katërt të këtij takimi.
Në minutën e 81-të trajneri i Tuentes, Gonzalo Garsia kishte kërkuar që të nxjerrë nga fusha kumanovarin Selahi, për arsye të skemës dhe taktikës së tij, mirëpo falë gabimit të arbitrit të katërt, reprezentuesi shqiptarë vazhdoi të mbetet pjesë e takimit, në të cilin për fat të keq skuadra e tij në fund pësoi disfatë.
❌ | Verwarring alom bij @fctwente als de vierde man de verkeerde speler het veld uit haalt…#vvvtwehttps://t.co/BlFosXTuOJ pic.twitter.com/IIsxjAalEl
— FOX Sports (@FOXSportsnl) November 24, 2019
Arbitri i katërt i këtij takimi, në vend që të shtyp numrin 18 te tabela elektronike, ai shtypi numrin 19-të, duke bërë që nga loja të largojë padrejtësisht anglezin Joel Latibeaudiere.
Trajneri i Tuentes dhe i gjithë stafi reaguar menjëherë duke mos iu besuar syve për atë episod, por asgjë nuk mund të kthehej më mbrapsht, pasi ky zëvendësim kishte ndodh dhe ishet i treti për skuadrën mysafire dhe trajnerin Garsia, që nuk kishte më të drejtë të inkuadrojë edhe ndonjë emër tjetër.