Jasir Asani luan rolin e heroit të Partizanit përballë Laçit

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani rezultoi të jetë deçiziv në fitoren e Partizanit ndaj Laçit në ndeshjen e fundit të javës së 13-të në elitën e futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Fantaziti shënoi golin e vetëm në minutën e 26-të për “të kuqtë” nga Tirana, që tashmë kanë thelluar diferencën e pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Kukësit në + 4 pikë.

Partizani pas 13 xhirove numëron 25 pikë, ndërkohë sa i përketç kundërshtarit të sotëm, Laçit, aty ku po shkëlqen një ish futbollistë tjetër që më parë ka luajtur në kampionatin tonë, Kirian Nvabueze (Pobeda), kjo skuadër ndodhet në pozitën e 5-të me 19 pikë.

Ndryshe për Asanin, goli i sotëm ishte i 3-ti me fanellën e Partizanit këtë edicion në 11 ndeshje të luajtura. Përveç Asanit, pjesë e kësaj fitore të kampionëve në fuqi ishin edhe strugani, Egzon Belica dhe ish mesfushori i FC Shkupit, Rron Broja.

 

Leave a Reply