Ja si duket renditja në LPFM pas 15 javëve të para

Këtë fundjavë në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 15-të, që dhuroi tre derbi lokal, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija në derbin e Tetovës demoloi Renovën (6:1), Vardari dhe Shkupi barazuan 1:1 në arenën “Todor Proeski”, ndërkohë në ndeshjen e parë të kësaj jave Makedonija GJ.P mundi Rabotniçkin.

Mirëpo edhe përkundër barazimit 1:1 me FC Shkupin, Vardari vazhdon të mbajë kryesimin, mirëpo tashmë me vetëm 7 pikë më shumë se Shkëndija, që si duket me Ernest Gjokën në krye po ecën me hapa të sigurtë drejt kreut të tabelës, ku tashmë skuadrës së dytë në renditje, Akademia Pandev, i është afruar në vetëm 3 pikë. Në gjithë këtë kontribuoi edhe Struga Trim Lum, që në minutat shtesë i hoqi dy pikët tjera skuadrës së trajnerit Jugoslav Trençovski, që në mesjavë do të ketë një detyrë të vështirë në Çair përballë FC Shkupit.

Pas treshes Vardar, Ak.Pandev, Shkëndija, renditet Sileksi me 22 pikë, Makedonija Gj.P me trajnerin e ri Naxhi Shensoj morri 3 pikët e plota për tu renditur në vendin e pestë me 21 pikë, ndërkohë FC Shkupi dhe Struga Trim Lum me nga 19 pikë renditen në pozitat 6 dhe 7.

Pason Boreci me 16 pikë, Renova tashmë ndodhet në zonën e ftohtë me 15 pikë, 4 më shumë se skukadra e fundit në renditje, Rabotniçki.

LPFM – Renditja Tabelare
# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Vardari 15 9 4 2 21:7 31
2. Ak.Pandev 15 7 6 2 17:6 27
3. Shkëndija 15 7 3 5 23:9 24
4. Sileksi 15 7 1 7 15:16 22
5. Makedonija GJ.P 15 5 6 4 16:14 21
6. FC Shkupi 15 4 7 4 15:13 19
7. Struga TL 15 5 4 6 14:19 19
8. Boreci 15 4 4 7 11:23 16
9. Renova 15 4 3 8 12:25 15
10. Rabotniçki 15 3 2 10 10:22 11

 

Leave a Reply