Të dielën në stadiumin e qytetit “Todor Proeski” mejdanin ndanë dy njohësit e vjetër të futbollit vendor, Vardari dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar interesim dhe shumë paqartësi, gjë kjo që ndodhi edhe në takimin e së dielës.
Vardari ishte skuadra që dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, mirëpo FC Shkupi pas shënimit të golit të barazimit në minutën e 72-të nga Lamine Diak, shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe golin e dytë dhe në fund të merrte edhe 3 pikët e plota.
FC Shkupi barazon rezultatin ndaj Vardarit, shënon senegalezi Lamine Diak
FC Shkupi barazon rezultatin ndaj Vardarit, shënon senegalezi Lamine DiakVARDARI – FC SHKUPI 1:1(L. Diak 71')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 ноември 2019 г.
Megjithatë edhe barazimi 1:1 ishte një rezultat pozitiv për “bardheblutë” nga Çairi, të cilët në këtë mënyrë i dhanë fund serisë impresionuese të Vardarit prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme si vendas.
Vardari sezonin e ri e kishte nisur me disfatë si vendas kundër Makedonija Gj.P, mirëpo që nga ajo ndeshje “kuqezinjtë” nga Shkupi dinin vetëm për fitore.
Golat dhe momentet më të bukura nga ndeshja Vardari – FC Shkupi
Golat dhe momentet më të bukura nga ndeshja Vardari – FC ShkupiVARDARI – FC SHKUPI 1:1(Zhuninjo 15' – L. Diak 71')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 ноември 2019 г.
Seria e tyre daton që nga 24 gushti, kur kishin mundur Rabotniçkin (2:0), që më pas në menynë e tyre të futen edhe skuadrat si, Struga Trim Lum (3:0), Sileksi (3:0), Akademia Pandev (1:0), Boreci (2:0) dhe Renova (2:0).
Aktualisht Vardari me 31 pikë kryeson renditjen në elitën e futbollit vendor, teksa FC Shkupi me 19 pikë renditet në pozitën e 6-të.
Foto: ekipa.mk